Blinken: Rusia do të përballet me “pasoja masive”

Amerika

Blinken: Rusia do të përballet me “pasoja masive”

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 09:47
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha prezantuesit të “NBC Nightly News with Lester Holt”, Lester Holt se nëse Rusia nuk tërheq forcat e saj nga Ukraina, “do të ketë pasoja masive në të ardhmen, një çmim që Rusia do të duhet ta paguajë për një kohë shumë të gjatë”

Blinken foli përpara se presidenti rus Vladimir Putin të njoftonte në një fjalim televiziv herët të enjten një operacion ushtarak që ai tha se kishte për qëllim mbrojtjen e civilëve në Ukrainë.

Putin paralajmëroi vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë në operacionin rus do të çonte në “pasoja që nuk i kanë parë kurrë”.

Blinken tha gjithashtu se nëse Rusia vazhdon të përshkallëzohet, do të përshkallëzohen edhe SHBA-ja dhe aleatët e saj, shkruan AP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat