​Shtëpia e Bardhë: Putin po shpik kërcënime që nuk ekzistojnë për të justifikuar agresionin

Amerika

​Shtëpia e Bardhë: Putin po shpik kërcënime që nuk ekzistojnë për të justifikuar agresionin

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 18:24
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se vendimi i presidentit rus Vladimir Putin për të vënë forcat bërthamore të Rusisë në gatishmëri të lartë ishte pjesë e një modeli më të gjerë të përshkallëzimit të paprovokuar dhe kërcënimeve të sajuara nga Moska zyrtare.

"Ky është me të vërtetë modeli që pamë nga presidenti Putin gjatë këtij konflikti, i cili prodhon kërcënime që nuk ekzistojnë për të justifikuar agresionin e mëtejshëm - dhe komuniteti global dhe populli amerikan duhet ta shohin atë përmes këtij prizmi," tha Psaki, transmeton CNN.

E pyetur për ndihmën ose sanksionet e mëtejshme ushtarake, Psaki tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të dërgojnë më shumë furnizime ushtarake humanitare, ekonomike dhe të mbrojtjes.

“Dëshiroj të përmend se sanksionet që shpallëm dje, e vendosin Rusinë në të njëjtin nivel me Iranin, duke e shkëputur atë nga sistemi bankar me komunitetin global”, tha Psaki.

Ndryshe, Putin ka urdhëruar sot që forcat e parandalimit, ku përfshihen edhe armët bërthamore, të vihen në gatishmëri të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat