Amerikanët mbështesin politikat e presidentit Bidenit për Ukrainën

Amerika

Amerikanët mbështesin politikat e presidentit Bidenit për Ukrainën

Më: 4 mars 2022 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Sondazhet e fundit të opinionit publik tregojnë se amerikanët po e mbështesin gjithnjë e më shumë mënyrën se si presidenti Joe Biden ka reaguar ndaj agresionit rus në Ukrainë. Gjithashtu, një pjesë në rritje e amerikanëve thonë se janë gati të paguajnë më shumë për çmimin e karburantit, për shkak të sanksioneve kundër Moskës, për të mbrojtur një vend tjetër demokratik.

Të shumtë ishin amerikanët që protestuan para Shtëpisë së Bardhë në mbështetje të Ukrainës, pas agresionit rus.

“Është me të vërtetë shumë e rëndësishme që udhëheqësit botërorë të veprojnë dhe tregojnë për atë që po ndodh në Ukrainë”, thotë Naoma, banore e kryeqytetit amerikan.

“Duke parë se çfarë po kalojnë të gjithë ata njerëz vetëm për të mbijetuar, ka patur ndikim tek mua. Dhe pjesëmarrja në këtë protestë është më e pakta që mund të bëja”, thotë John, banor në Majemi.

Demokracia është e brishtë dhe jo vetëm në Ukrainë, por në të gjithë botën. Dhe për mua, ky është një efekt domino”, thotë një tjetër protestuese nga Virxhinia.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera, përfshirë Los Anxhelosin dhe Nju Jorkun.

Në fjalimin e presidentit Joe Biden për gjendjen e vendit, në fillim të kësaj javem pati duratrokitje të forta nga ligjvënësit demokratë dhe republikanë në formë mbështetjeje për ambasadoren e Ukrainës në Uashington.

Ndërsa forcat rusë nisën sulmet në Ukrainë, mbështetja e amerikanëve për përgjigjen e administratës Biden u rrit.

“Unë besoj se ai (Biden) po bën gjithçka që mundet. Shpresoj që ai të bëjë më shumë. Unë e kuptoj ekuilibrin delikat dhe dëshirën për të shmangur një konflikt më të madh”, thotë Jerry, banor në Los Anxhelos.

43 për qind e amerikanëve thonë se e miratojnë përgjigjen e presidentit Biden ndaj Rusisë, nga 34 për qind javën e kaluar, sipas një sondazhi të kryer nga Reuters dhe Ipsos.

“Ne shohim afërsisht shtatë deri në nëntë për qind rritje të mbështetjes në politikat specifike që lidhen me Ukrainën. Dhe kjo është diçka shumë tipike, këtë e shohim shpesh në kohë lufte dhe konfliktesh. Ne e quajmë këtë rritje me termin “efekti i flamurit”, thotë Cliff Young, nga Ipsos.

Sipas të njëjtit sondazh, 58 për qind e amerikanëve thonë se ia vlen të paguhet më shumë për gazin, si rezultat i sanksioneve të vendosura kundër Rusisë, për të mbrojtur një vend tjetër demokratik.

Por jo të gjithë amerikanët janë dakord, duke përfshirë disa ndjekës të ish presidentit Donald Trump. Ky i fundit e ka përdorur krizën për të sulmuar zotin Biden.

“Problemi nuk është se Putini është i zgjuar, që sigurisht ai është i zgjuar, por problemi i vërtetë është se udhëheqësit tanë janë të paaftë”, ka thënë zoti Trump.

Në përgjithësi, sondazhet sugjerojnë se amerikanët janë në favor të mbështetjes humanitare dhe ushtarake për Ukrainën, por kundër dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat