Konflikti/ Ish-këshilltari i Donald Trump zbulon dy planet e ish presidentit amerikan dhe Putinit: Ja pse po priste Rusia të pushtonte Ukrainën

Amerika

Konflikti/ Ish-këshilltari i Donald Trump zbulon dy planet e ish presidentit amerikan dhe Putinit: Ja pse po priste Rusia të pushtonte Ukrainën

Më: 6 mars 2022 Në ora: 08:41
Donald Trump, Vladimir Putin

Ish-këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare nën Donald Trump, John Bolton ka zbuluar sipas tij, planet e ish-presidentit amerikan Trump dhe kreut të shtetit rus, Vladimir Putin. Bolton shpjegon se Vladimir Putin po priste që Trump të fitonte një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë dhe të tërhiqte SHBA-të nga NATO për t’i hapur rrugë pushtimit të Ukrainës.

Pasi Trump-i të nxirrte Shtetet e Bashkuara nga Aleanca e Atlantikut të Veriut, Vladimir Putin do të pushtonte Ukrainën në mënyrë që Uashingtoni të mos ndërhynte dot në luftë.

Sipas Boltonit, kjo gjë nuk ndodhi dhe Putini e pushtoi Ukrainën gjithsesi edhe pse priti më shumë se një vit, pasi mendonte se Trump do të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve dhe do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, raporton “The Guardian.”

Image
Twitter

“Vladimir Putin po priste që Donald Trump të rizgjidhej në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe të tërhiqte Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga NATO në mënyrë që Rusia të pushtonte Ukrainën.

Kjo nuk ndodhi, kështu që ai e pushtoi gjithsesi edhe pse priti më shumë se një vit duke menduar se Trump do të përmbyste edhe rezultatin e zgjedhjeve dhe do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë. Duket e çuditshme. Por ia vlen të përmendet kalimthi…”, është shprehur John Bolton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat