Aeroplani që barte Donald Trumpin kishte një “dështim” të motorit dhe bën ulje emergjente në New Orleans

Amerika

Aeroplani që barte Donald Trumpin kishte një “dështim” të motorit dhe bën ulje emergjente në New Orleans

Më: 10 mars 2022 Në ora: 09:31
Donald Trump

Aeroplani i ish-presidentit Donald Trump bëri një ulje emergjente të shtunën në mbrëmje pas fjalimit të tij në një takim donatorësh të organizuar nga Komiteti Kombëtar Republikan në New Orleans, sipas dy personave të njohur me këtë çështje.

Aeroplani ishte në ajër për 20 deri në 30 minuta përpara se një nga motorët të “dështonte” dhe piloti i aeroplanit privat vendosi të kthehej në aeroportin e New Orleans, tha një nga burimet, shkruan Politico.

Aeroplani ishte rrugës për në Palm Beach, ku Trump banon në pronën e tij në Mar-a-Lago.

Audioja e komunikimit midis pilotit dhe kullës së kontrollit të trafikut ajror zbuloi se ulja u përshkrua si “emergjente në natyrë”, sipas burimit, i cili ishte informuar për regjistrimin.

Megjithatë, një person tjetër i njohur me regjistrimin kundërshtoi se ishte përdorur fjala “emergjencë”.

Sapo aeroplani aterroi, ish-presidentit iu ofrua një aeroplan tjetër. Trump përfundimisht zbarkoi në Palm Beach rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Trump mbajti një fjalim 90-minutësh para donatorëve të shtunën në hotelin Four Seasons në New Orleans, ku foli për një sërë temash.

Trump tha gjithashtu se ai “po shikonte … shumë, shumë fort” mundësinë për të bërë një “ofertë” për rikthim në 2024 për presidencën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat