Vrasja e gazetarit në Ukrainë, deklarohen nga “Fox News”

Amerika

Vrasja e gazetarit në Ukrainë, deklarohen nga “Fox News”

Më: 15 mars 2022 Në ora: 18:54
Fotografi i kanalit televiziv amerikan “Fox News”, Pierre Zakrzewski në Kiev.

Fotografi i kanalit televiziv amerikan “Fox News”, Pierre Zakrzewski, u vra në Ukrainë pasi automjeti me të cilin po udhëtonte me gazetarin Benjamin Hall u godit me armë, tha të martën kanali “Fox News”.

Gazetari Benjamin Hall është shtruar në spital që pas incidentit që ndodhi të hënën, kur ata po ndiqnin zhvillimet në qytetin Horenkas, pranë Kievit, tha kanali “Fox News”.

Si fotograf lufte, zoti Zakrzewski kishte mbuluar ngjarjet e konflikteve në Irak, Afganistan dhe Siri për kanalin Fox News, thuhet në një mesazh dërguar punonjësve të kanalit Fox News nga presidentja e kompanisë “Fox News Media”, Suzanne Scott.

“Pasioni dhe talenti i tij si gazetar ishin të pakrahasueshëm”, tha zonja Scott.

Ai është gazetari i dytë i vrarë në Ukrainë në dy ditë. Brent Renaud, një regjisor dokumentarësh dhe një gazetar veteran i mbulimit të ngjarjeve në zonat e luftës, vdiq të dielën pasi forcat ruse hapën zjarr ndaj makinës së tij./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat