Pentagoni: Ukraina po mbrohet me shumë zgjuarsi

Amerika

Pentagoni: Ukraina po mbrohet me shumë zgjuarsi

Nga: A.SH Më: 23 mars 2022 Në ora: 11:31
John Kirby

Ne kemi raportuar për deklaratat e autoriteteve ukrainase se forcat e tyre po rifitojnë territorin nga rusët.

Një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA, John Kirby, u tha gazetarëve në konferencën e fundit se Ukraina ka mbrojtur pjesë të vendit "me shumë zgjuarsi, shumë shkathtësi, shumë kreative".

"Ne kemi parë indikacione se ukrainasit po shkojnë pak më shumë në ofensivë tani," tha ai, raporton BBC, transmeton "Bota sot".

"Ne i kemi parë ata tani në vende, veçanërisht në jug pranë Khersonit, [ku] ata janë përpjekur të rifitojnë territorin."

Kirby tha se forcat ukrainase kishin planifikuar kundërsulme dhe tani "po lëviznin në atë drejtim".

"Ukrainasit po bëjnë një mbrojtje shumë të ashpër... rusët nuk kanë arritur asnjë nga objektivat strategjikë që kanë vendosur - ose sigurisht jo pa humbje."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat