Rusia në krizë, e konfirmon SHBA: 60 % të raketave ruse kanë dështuar

Amerika

Rusia në krizë, e konfirmon SHBA: 60 % të raketave ruse kanë dështuar

Nga: A.M. Më: 25 mars 2022 Në ora: 06:28
Raketa ruse

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se rreth 60% të raketave ruse që janë përdorur në Ukrainë kanë dështuar, shkruan Reuters.

Zyrtarët amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, nukkanë dhanë prova për të mbështetur vlerësimin dhe nuk zbuluan se çfarë saktësisht po shkaktonte shkallën e lartë të dështimit të raketave ruse.

Një shkallë kaq e lartë mund të përfshijë nga dështimet e lëshimit të raketës deri te mos shpërthimi në goditje, transmeton "Bota sot".

Një nga zyrtarët amrikanë tha se raketat ruse të lëshuara nga ajri kishin një shkallë dështimi në intervalin 20 deri në 60%, në varësi të ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat