Drejtori i CIA-s rezulton pozitiv me COVID

Amerika

Drejtori i CIA-s rezulton pozitiv me COVID

Më: 31 mars 2022 Në ora: 19:44
Drejtori i CIA-s, William Burns

Drejtori i CIA-s, William Burns, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe do të punojë nga shtëpia. Ai do të qëndrojë në karantinë për pesë ditë përpara se të kthehet në zyrë, tha të enjten zyra e shtypit të agjencisë amerikane të zbulimit.

"Ai është plotësisht i vaksinuar, ka marrë një dozë përforcuese kundër COVID-19 dhe ka simptoma të lehta," tha agjencia në një deklaratë.

65-vjeçari Burns u takua të mërkurën në mëngjes me Presidentin Joe duke mbajtur distancë fizike dhe maskë të modelit N-95. Takimi i tyre nuk u konsiderua si kontakt i afërt.

Sekretarja dhe zëvendës sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë rezultuan të infektuar me COVID këtë muaj, si edhe Douglas Emhoff, bashkëshorti i Nënpresidentes Harris.

Presidenti Biden, 79 vjeç, i cili mori vaksinën e dytë përforcuese kundër COVID-19 të mërkurën, nuk ka rezultuar pozitiv, sipas Shtëpisë së Bardhë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat