Një i vdekur dhe dy oficerë policie u plagosën në Pensilvani

Amerika

Një i vdekur dhe dy oficerë policie u plagosën në Pensilvani

Më: 1 prill 2022 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Një oficer policie u qëllua për vdekje dhe dy të tjerë u plagosën teksa iu përgjigjën një thirrjeje për dhunë në familje në një qytet të Pensilvanisë.

Policia iu përgjigj një thirrjeje në një lagje banimi që kaloi në një përleshje me armë rreth 50 minuta më vonë, thanë zyrtarët në një konferencë shtypi.

Një i dyshuar mashkull 34-vjeçar i paidentifikuar u vra në shkëmbim zjarri së bashku me një oficer, identiteti i të cilit u fsheh derisa familja u njoftua, tha policia, raporton nypost.

Një oficer po luftonte për jetën e tij dhe një tjetër ishte në gjendje të qëndrueshme, sipas kryebashkiakut, Sherry Capello.

“Natyrisht që incidenti është ende nën hetim dhe detajet do të vijnë pas përfundimit të hetimit”, tha Capello.

“Në këtë moment jemi të fokusuar në humbjen tragjike të oficerit dhe mirëqenien e pjesëtarëve të tjerë të departamentit tonë të policisë. Ky është një moment jashtëzakonisht i vështirë për të gjithë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat