Qyteti amerikan po mundohet ta gjejë burimin e erës së keqe, nuk është nga kanalizimi

Amerika

Qyteti amerikan po mundohet ta gjejë burimin e erës së keqe, nuk është nga kanalizimi

Më: 6 prill 2022 Në ora: 17:36
Oklahoma

Zyrtarët në një qytet të Oklahomas thanë se po hetojnë një erë misterioze të përshkruar si “e kanalizimeve”, që u konfirmua se nuk vinte nga impianti i trajtimit të ujërave të zeza të qytetit.

Qyteti i Glenpool tha në një postim në Facebook se zyrtarët janë “të vetëdijshëm për një erë të ngjashme me kanalizimet në disa pjesë” të qytetit, por hetuesit ende nuk e kanë përcaktuar burimin e saj.

Qyteti tha se Departamenti i Cilësisë së Mjedisit të Oklahomas së fundmi inspektoi uzinën e kanalizimeve të qytetit dhe përcaktoi se objekti nuk është përgjegjës për erën e keqe.

“Ne po hetojmë në mënyrë aktive çështjen për të përcaktuar se çfarë po e shkakton erën”, thuhet në postim. “Nëse keni parë ndonjë gjë të pazakontë që mendoni se mund të jetë një faktor kontribues, ju lutemi na kontaktoni”, thuhet më tej në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat