​Sullivan: SHBA do të furnizojë Ukrainën me armët që i nevojiten kundër Rusisë

Amerika

​Sullivan: SHBA do të furnizojë Ukrainën me armët që i nevojiten kundër Rusisë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 20:53
Jake Sullivan

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara janë zotuar të furnizojnë Ukrainën me armët që i nevojiten për t'u mbrojtur kundër Rusisë.

Ndërsa Ukraina kërkon më shumë ndihmë ushtarake nga Perëndimi, Sullivan tha se administrata e presidentit Joe Biden do të dërgonte më shumë armë në Ukrainë për të parandaluar Rusinë të pushtojë edhe më shumë territor dhe për të mbrojtur civilët nga sulmet, të cilat Uashingtoni i konsideron krime lufte.

"Ne do t'i ofrojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të qenë në gjendje të luftojë rusët, për t'i parandaluar ata të pushtojnë më shumë qytete dhe vende ku ata kryejnë krime të tilla," tha Sullivan për ABC News.

Moska ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte kundër Ukrainës dhe vendeve perëndimore.

Gjatë një paraqitje të ftuar në "Meet the Press" të NBC News, Sullivan tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara "po punonin 24 orë në ditë për të dorëzuar armë dhe për të organizuar dhe koordinuar dërgimin e armëve nga shumë vende të tjera."

"Armët mbërrijnë çdo ditë, përfshirë sot”, tha Sullivan.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar 1.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë që nga fillimi i agresionit ushtarak rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat