Biden do të thërrasë aleatët, por nuk është planifikuar vizitë në Kiev

Amerika

Biden do të thërrasë aleatët, por nuk është planifikuar vizitë në Kiev

Nga: M.H. Më: 19 prill 2022 Në ora: 06:22
Joe Biden

Presidenti Joe Biden do të mbajë një telefonatë me aleatët amerikanë të martën për të diskutuar luftën, duke përfshirë planet për të izoluar më tej Rusinë, tha Shtëpia e Bardhë.

Presidenti do të thërrasë një video-telefonatë të sigurt me aleatët dhe partnerët për të diskutuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën dhe përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse si pjesë e koordinimit tonë të ngushtë”, thuhet në një deklaratë, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Shtëpia e Bardhë tha më herët të hënën se nuk kishte "nuk kishte plane" që Biden të udhëtonte në Kiev.

Një zyrtar i rangut të lartë, si sekretari amerikan i shtetit, mund të dërgohet në vend të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat