SHBA do të tentojë të kufizojë blerjen e armëve, dy partitë pranë arritjes së një marrëveshje

Amerika

SHBA do të tentojë të kufizojë blerjen e armëve, dy partitë pranë arritjes së një marrëveshje

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje ligjvënësve amerikane që të arrijnë sa më shpejtë një marrëveshje për të ndryshuar kushtet për blerjen e armëve, derisa një grup i senatorëve të dielën njoftuan për një kornizë të kufizuar dypartiake si një përgjigje ndaj të shtënave masive që ndodhën muajin e kaluar në SHBA.

Marrëveshja e propozuar përfaqëson progresin modest që ofron kufizime të moderuara në përdorimin e armëve, ndërkohë që rrit përpjekjet për të përmirësuar sigurinë në shkollat dhe programet e shëndetit mendor.

Megjithatë, marrëveshja është larg hapave të vështirë që Biden, shumë demokratë, ithtarë të reformës së armëve dhe qytetarë amerikanë e kanë kërkuar prej kohësh.

Për shembull, nuk ka propozime për ndalimin e armëve për kryerje të sulmeve” siç kanë dëshiruar aktivistët, madje nuk parashihet as kufiri i moshës për blerje të armës nga 18 deri në 21-vjeç.

Është e rëndësishme që “marrëveshja në parim” ka mbështetjen e të paktën 10 senatorëve Republikanë, që mjafton që të arrihet një prag prej 60 votash në Dhomën e Përfaqësuesve.

Marrëveshja ka për qëllim të vë në dispozicion të dhënat e blerësve të rinj të armëve që janë nën moshën 21-vjeç, si dhe të kryhen kontrollet paraprake.

Marrëveshja do t’u ofronte para shteteve për të zbatuar ligjet që lejojnë konfiskimin e përkohshëm të armëve nga njerëzit që konsiderohen potencialisht të dhunshëm, si dhe të forcohet siguria e shkollave dhe të programeve të shëndetit mendor.

Siç raporton The Guardian, do të ndërmerreshin hapa tjerë, duke përfshirë kërkesën për më shumë tregtarë armësh që të marrin leje nga tregtarët federalë, që do të thotë se duhet të kryejnë një kontroll të blerësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat