Vrasja e ish-kryeministrit japonez tronditi politikën botërore, reagon Trump: Si askush tjetër, ishte...

Amerika

Vrasja e ish-kryeministrit japonez tronditi politikën botërore, reagon Trump: Si askush tjetër, ishte...

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 17:33
Donald Trump dhe Shinzo Abe

Ish-presidenti amerikan Donald Trump i është bashkuar ngushëllimeve të liderëve botërorë për vrasjen e ish-kryeministrit japonez.

Trup e përshkruan Shinzo Abe si një politikan të lartë në skenën globale.  “Ai ishte një bashkues si askush tjetër, por mbi të gjitha ishte një njeri që e donte dhe e çmonte vendin e tij madhështor, Japoninë. Shinzo Abe do t’i mungojë shumë”, është shprehur ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Trump shtoi më tej se shpresonte që i autori të marrë dënimin më të ashpër.

Në shkurt 2017, Trump mirëpriti Abe në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas në vendpushimin e tij në Florida, ku dyshja luajtën një raund golfi.

Nëntë muaj më vonë, Trump udhëtoi në Japoni dhe më pas përsëri në maj 2019, duke u bërë lideri i parë botëror që takoi perandorin e sapokurorëzuar Naruhito.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat