Arrestohet anesteziologu, dyshohet se e ka përdhunuar pacientën gjatë operacionit

Amerika

Arrestohet anesteziologu, dyshohet se e ka përdhunuar pacientën gjatë operacionit

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 12:20
Giovanni Quintella Bezerr

Një anesteziolog brazilian është arrestuar nën dyshimin se e ka përdhunuar një paciente shtatzënë gjatë ndërhyrjes cezariane.

32 vjeçari Giovanni Quintella Bezerr, ishte filmuar fshehurazi brenda sallës së operacionit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të hënën më 11 korrik.

Dyshohet se anesteziologu brazilian e kishte përdhunuar gruan për afro 10 minuta.

Sipas personelit të spitalit, Bezera kishte vepruar edhe në dy raste të ngjashme.

Ata thanë se ishin të brengosur për shkak të sasisë së anestezionit që anesteziologu brazilian e kishte përdorur gjatë operacionit.

E kjo ishte bërë shkak që ata të vendosnin fshehurazi telefonin për të filmuar ndërhyrjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat