Tragjike/ Dyshohet se ishin në ndjekje të bosit të drogës, rrëzohet avioni ushtarak, të paktën 14 të vdekur

Amerika

Tragjike/ Dyshohet se ishin në ndjekje të bosit të drogës, rrëzohet avioni ushtarak, të paktën 14 të vdekur

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 09:08
Dyshohet se përplasja ka gjatë një operacioni të zhvilluar në kuadër të kapjes së bosit të drogës Rafael Caro Quintero

Të paktën 14 persona kanë ndërruar jetë dhe një tjetër është plagosur nga rrëzimi i helikopterit në veri të Sinaloa, “Black Hawk”, që i përkiste forcave të armatosura meksikane.

Njoftimi është bërë i ditur nga mediat meksikane, të cilët gjithashtu po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Policia Kombëtare Meksikane, ende nuk ka qartësuar.

Por dyshohet se përplasja ka gjatë një operacioni të zhvilluar në kuadër të kapjes së bosit të drogës Rafael Caro Quintero, operacion ky i kryer në një zonë aty pranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat