Del ekspertiza/ Ja nga çfarë vdiq gruaja e parë e Donald Trumpit

Amerika

Del ekspertiza/ Ja nga çfarë vdiq gruaja e parë e Donald Trumpit

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 09:12
Ivana Trump

Ivana Trump, gruaja e parë e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe nëna e tre fëmijëve të tij, ndërroi jetë nga një traumë e fortë, thuhet në raportin e ekspertizës mjeko-logjore.

Vdekja e Trump u njoftua të enjten, por nuk kishte asnjë fjalë për shkakun e humbjes së jetës së 73-vjeçares, e cila u gjet pa ndjenja brenda banesës së saj.

Në deklaratën e mjekut ligjor nuk thuhej se çfarë i shkaktoi goditjet fatale në trupin e Trump, por përjashtoi se ato ishin të qëllimshme.

Mediat raportuan se Trump u gjet pajetë te shkallët në shtëpinë e saj në Manhattan, ndaj ka mundësi që ajo të jetë rrëzuar, çka i ka sjellë edhe vdekjen.

Rrëzimet janë shkaku kryesor i vdekjes për ata mbi 65 vjeç në SHBA, vëren The Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat