77-vjeçari vdes tragjikisht në urën lëvizëse

Amerika

77-vjeçari vdes tragjikisht në urën lëvizëse

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 20:38
Richard Dujardin ishte në gjysmë të rrugës më 15 gusht, përtej urës në Milwaukee kur ajo filloi të ngrihej.

Një 77-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi ura e lëvizshme që po kalonte filloi të ngrihej.

Richard Dujardin ishte në gjysmë të rrugës më 15 gusht, përtej urës në Milwaukee kur ajo filloi të ngrihej.

Dujardin ishte planifikuar të merrte një fluturim për në Rhode Island dhe të kthehej në shtëpi, por ai dhe gruaja e tij, Rose-Marie, donin të merrnin pjesë në meshën në një kishë aty pranë përpara se të niseshin.

Gruaja e tij arriti të kalonte urën, por Dujardin nuk e bëri sepse po ecte shumë ngadalë, shkruan Unilad.

Raporti i ekzaminuesit mjekësor të Qarkut Milwaukee thotë se burri kishte veshur një aparat dëgjimi dhe shikonte një iPad gjatë incidentit. Kur e kuptoi se ura kishte filluar të ngrihej, u përpoq të arrinte gruan e tij, por nuk ia doli.

Operatori që ngre urën ka pamje nga dy kamerat dhe është detyrë e tij të kontrollojë situatën përpara se të ngrejë urën. Për momentin nuk dihet pse nuk e ka pikasur këmbësorin.

Dujardin punoi si raportues fetar për Providence Journal për 47 vjet. Ai kishte gjashtë fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat