Në SHBA u gjetën gjurmë dinozauri 113 milionë vjeçare

Amerika

Në SHBA u gjetën gjurmë dinozauri 113 milionë vjeçare

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Gjurmë dinozaurësh 113 milionë vjeçare u gjetën në parkun e Luginës së Dinozaurëve në Teksas pasi lumi mbeti pa ujë si rezultat i thatësisë ekstreme, njoftoi parku në një deklaratë.

Zëdhënësja e parkut Stephanie Salinas Garcia tha për CNN se shumica e gjurmëve të zbuluara së fundmi në pjesë të ndryshme të lumit në park i përkasin një akrokantozauri rreth katër metra e gjysmë i gjatë dhe i cili peshonte afër shtatë tonë.

“Në një park në Glen Rose, Teksas, gjetëm edhe gjurmë të Sauroposeidon, i cili do të kishte qenë rreth 18 metra i gjatë dhe peshonte rreth 44 tonë”, shtoi ajo.

Më shumë se 60% e Teksasit u godit nga dy kategoritë më intensive të thatësirës dhe valët e të nxehtit javën e kaluar.

Në kushte normale të motit, gjurmët e dinozaurëve në shtratin e lumit do të ishin nën ujë dhe do të mbuloheshin nga sedimentet.

Shkencëtarët thonë se gjurmët së shpejti do të mbulohen sërish pasi parashikohen reshje shiu.

"Edhe pse këto gjurmë do të jenë të dukshme vetëm për një kohë të shkurtër, ne jemi shumë të emocionuar. Parku i Luginës së Dinozaurëve do të vazhdojë të mbrojë këto gjurmë 113 milionë vjeçare jo vetëm për brezat aktualë, por edhe për brezat e ardhshëm", tha Garcia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat