Të shtëna në Uashington: Dy të vrarë dhe katër të plagosur

Amerika

Të shtëna në Uashington: Dy të vrarë dhe katër të plagosur

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 22:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Katër persona janë qëlluar me armë zjarri dhe dy janë vrarë pas të shtënave në Uashington, D.C.

Të shtënat u raportuan në cepin e Capitol Street, në veri të New York Avenue, shkruan washingtonpost.

Oficerët e policisë kanë dalë në terren pas raportimeve se disa persona janë qëlluar me armë zjarri.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa për momentin nuk dihet nëse e kanë ndaluar të dyshuarin.

Gjithashtu nuk kishte asnjë fjalë se çfarë çoi në të shtënat.

Një tjetër e shtënë ka ndodhur gjatë natës vetëm gjysmë blloku më tutje, kur një burrë mbeti i vrarë dhe një grua u plagos. Nuk dihet nëse të shtënat kanë lidhje mes vete. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat