Shkarkohet shefi i policisë i distriktit shkollor të Uvaldes

Amerika

Shkarkohet shefi i policisë i distriktit shkollor të Uvaldes

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Shefi i policisë i distriktit shkollor të qytetit Uvalde të Teksasit, u shkarkua pas akuzave se kishte bërë gabime kritike gjatë sulmit që la të vdekur 19 nxënës dhe dy mësues në maj.

Bordi i Arsimit të distriktit votoi unanimisht për shkarkimin e Pete Arredondos, një vendim që u prit me duartrokitje nga familjarët e viktimave që ishin të pranishëm. 

Ai ishte përballur me kritika të ashpra pas vrasjes masive të 24 majit tnë shkollën fillore Robb të Uvaldes.

Oficerët e armatosur pritën në korridorin e shkollës për më shumë se një orë pa ndërhyrë, ndërsa personi i armatosur vazhdonte të godisje me armë.

Arredondo është përpjekur të mbrojë veprimet e tij, duke i thënë një komisioni të Legjislaturës së Teksasit se nuk e konsideronte veten personin përgjegjës për të marrë vendime gjatë incidentit në vendngjarje./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat