SHBA: Departamenti i Drejtësisë kopjen e redaktuar të dokumentit për kontrollin në Mar-a-Lago

Amerika

SHBA: Departamenti i Drejtësisë kopjen e redaktuar të dokumentit për kontrollin në Mar-a-Lago

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Departamenti amerikan i Drejtësisë i dorëzoi të enjten një gjyqtari federal një kopje të redaktuar që ishte e klasifikuar sekret të një dokumenti ku detajohen të dhënat mbi të cilat ishte justifikuar urdhri për kontrollin e FBI-së më 8 gusht në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Florida. për të dhënat e klasifikuara që ai mori me vete pasi largohet nga detyra.

Anthony Coley, një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë, konfirmoi se dokumenti ishte dorëzuar ashtu siç kishte urdhëruar gjykatësi federal me me bazë në Florida, Bruce Reinhart, duke mos bërë komente të mëtejshme mbi këtë çështje. Ishte pikërisht gjykatësi Reinhart ai që miratoi urdhrin e Departamentit të Drejtësisë për kontrollin e FBI-së në rezidencën e zotit Trump në Mar-a-Lago.

Gjykatësi pritet të shqyrtojë redaktimet e propozuara nga departamenti dhe të vendosë nëse do ta publikojë dokumentin ku parashtrohen të dhënat mbi të cilat u mbështet kërkesa për urdhrin e kontrollit - dhe në çfarë forme. Edhe nëse bëhet publik, gjykatësi Reinhart ka thënë se redaktimet mund të jenë aq të gjera sa do ta "bënin dokumentin të pakuptueshëm."

Në kontrollin e miratuar nga gjykata, FBI-ja mori më shumë se 20 kuti që përmbanin 11 dosje të dhënash të klasifikuara qeveritare, disa prej të cilave të etiketuara si "tepër sekret"./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat