Shtetet e Bashkuara do të emërojnë ambasadorin e parë të Arktikut

Amerika

Shtetet e Bashkuara do të emërojnë ambasadorin e parë të Arktikut

Nga: A.SH Më: 27 gusht 2022 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të emërojnë një Ambasador për Arktikun, mes rritjes së aktivitetit ushtarak rus në rajon, përcjell Bota sot.

Ambasadori i Madh do të vendoset për të çuar përpara politikën e SHBA-së në rajonin polar verior, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Të premten, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi për kërcënimin që paraqet Rusia në rajonet polare veriore.

Ai shprehu gjithashtu shqetësim për shtrirjen e Kinës në Arktik.

Ambasadori i ri i SHBA-së do të angazhohet me shtatë vendet e tjera të Arktikut - Kanadanë, Danimarkën, Finlandën, Islandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Rusinë - si dhe me grupe indigjene dhe palë të tjera të interesuara, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Paqja dhe stabiliteti në rajon janë me "rëndësi strategjike kritike" për SHBA dhe një prioritet për Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat