​SHBA: Një burrë i vuri flakën shtëpisë dhe qëlloi për vdekje banorët që po iknin

Amerika

​SHBA: Një burrë i vuri flakën shtëpisë dhe qëlloi për vdekje banorët që po iknin

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 22:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Katër persona humbën jetën pasi një burrë i vuri zjarrin një rezidence, qëlloi mbi njerëzit që po iknin dhe më pas u vra nga një oficer policie sot në Hjuston, thanë autoritetet.

Vetëm pas orës 1 të mëngjesit, policia dhe departamentet e zjarrit të qytetit morën thirrje për një zjarr dhe të shtëna në një shtëpi të përdorur si një objekt qiraje, tha shefi i policisë së Houston, Troy Finner në një konferencë shtypi.

Zjarrfikësit mbërritën të parët, por u desh të mbuloheshin kur personi i armatosur hapi zjarr, megjithëse nuk ishte e qartë nëse ai po qëllonte mbi ta.

Menjëherë pas kësaj, oficerët e policisë dolën në vendngjarje dhe e gjetën sulmuesin në një parking përballë shtëpisë. Një oficer qëlloi dhe vrau burrin, i cili ishte i veshur me të zeza dhe i armatosur me një armë gjahu, tha Finner. Dy banorë u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe një i tretë vdiq në spital.

Autoritetet nuk i dhanë emrat e viktimave dhe as shkaqet e mundshme të incidentit tragjik, por thanë se personi i armatosur ishte rreth të 40-tave dhe viktimat ishin të moshës 40-60 vjeç.

Përveç atyre që u vranë, një burrë u dërgua në spital me një plagë me armë zjarri në krah. Një burrë tjetër kishte lëndime të lehta që nuk kërkonin vizitë në spital.

Oficeri që qëlloi të dyshuarin është një veteran shtatëvjeçar i forcës dhe është vendosur në leje administrative sipas politikës së Departamentit të Policisë së Hjustonit. Prokuroria e qarkut po heton dhe agjencia e policisë do të kryejë hetimin e saj, transmeton Washington Post.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat