​Vdes agjenti special holandez i plagosur pranë një hoteli në SHBA

Amerika

​Vdes agjenti special holandez i plagosur pranë një hoteli në SHBA

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Një pjesëtar i forcave speciale holandeze në stërvitje ushtarake në SHBA, i cili u qëllua me armë zjarri para hotelit të tij në Indianapolis të premten, vdiq nga plagët e marra, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes holandeze.

Në të shtënat që ndodhën të premten gjatë kohës së lirë jashtë detyrës, janë plagosur tre komando holandeze që ndodhen për specializim në SHBA.

Dy burrat e tjerë u shtruan në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme, tha ministria, pa dhënë detaje të reja në lidhje me incidentin.

Një oficer policie i Indianapolis tha për FOX 59 se duket se ka pasur një grindje të mëparshme larg Hampton Inn në qendër të Indianapolis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat