Panik në qiell, motori i aeroplanit u përfshi nga flakët sapo filloi fluturimin nga Meksika – “njerëzit qanin, bërtisnin dhe luteshin”

Amerika

Panik në qiell, motori i aeroplanit u përfshi nga flakët sapo filloi fluturimin nga Meksika – “njerëzit qanin, bërtisnin dhe luteshin”

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 14:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aeroplan komercial është detyruar të bëjë një ulje emergjente pasi një zjarr shpërtheu në njërin nga motorët e tij, në mes të fluturimit.

Sipas mediave të huaja, pasagjerët që fluturonin nga Guadalajara, Meksikë për në Los Anxhelos kanë përshkruar momentin e tmerrshëm kur panë motorin e aeroplanit të tyre që “po digjej” në mes të fluturimit.

Siç bëhet e ditur, incidenti i tmerrshëm ndodhi menjëherë pasi fluturimi i VivaAerobus ishte nisur nga Guadalajara.

Dhe në vend që të vendoseshin në vendet e tyre për t’u çlodhur, disa nga pasagjerët u desh të përballeshin me këtë situatë ku motori i Aerobus A320 shpërtheu në flakë.

Pasagjerja e fluturimit VB518, Kimberly Garcia tha se dëgjoi një shpërthim rreth 10 minuta pas ngritjes së aeroplanit.

Kur ajo shikoi nga dritarja, ajo rrëmbeu celularin e saj për të kapur pamjet.

“Të gjithë filluan të kenë panik”, ka rrëfyer Garcia. “Mund të dëgjonit britma, të qara dhe njerëz që luteshin”.

Ndërsa pasagjerët luteshin, qanin dhe shikonin shkëndijat që binin drejt tokës, pilotët që drejtonin kapitenin e fluturimit VB518 morën vendimin të ktheheshin prapa.

Pas 45 minutash të tensionuara në ajër, aeroplanin u ul përsëri në Guadalajara.

Fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar.

VivaAerobus ka konfirmuar se incidenti ndodhi disa minuta pasi aeroplani u ngrit në orën 22:03 (me orën lokale). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat