Blinken: Solidarizohemi me të prekurit nga krimi i zhdukjes me dhunë

Amerika

Blinken: Solidarizohemi me të prekurit nga krimi i zhdukjes me dhunë

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 14:59
Antony Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka thënë se solidarizohet me të prekurit nga krimi i zhdukjes me dhunë.

Madje sot në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes me Dhunë, u ka bërë thirrje qeverive të mbarë botës, që të respektojnë te drejtat e njeriut të të gjithë personave.

”Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë, ne solidarizojmë me ata që janë prekur nga krimi tronditës i zhdukjes me dhunë.

Ne u bëjmë thirrje qeverive në mbarë botën që t’i japin fund kësaj praktike të paligjshme dhe të respektojnë të drejtat e njeriut të të gjithë personave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat