Vajza 3-vjeçare në Meksikë thuhet se “u zgjua” në funeralin e saj – por vdiq disa orë më vonë

Amerika

Vajza 3-vjeçare në Meksikë thuhet se “u zgjua” në funeralin e saj – por vdiq disa orë më vonë

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Një vajzë 3-vjeçare në Meksikë u shpall e vdekur dy herë në fillim të këtij muaji, pasi u zbulua se ajo ishte ende duke marrë frymë në funeralin e saj.

Sipas mediave të huaja, familja e Camila Roxana Martinez Mendoza tani po padit spitalin e përfshirë për neglizhencë, sipas El Universal San Luis Potosí.

Camila u dërgua në spital për dehidrim më 17 gusht. Vajza po përjetonte të vjella, dhimbje stomaku dhe temperaturë.

Pas kësaj, Camila-s thuhet se iu dha paracetamol dhe u lirua nga spitali.

Por prindërit e Camila-s panë që gjendja e saj të përkeqësohej dhe një mjek privat i nxiti ta ridërgonin në spital pasi metodat e tij nuk kishin ndihmuar.

Nëna e Camila-s pohoi se stafi i spitalit e neglizhoi vajzën e saj gjatë vizitës së saj të dytë.

Ajo tha se iu desh shumë kohë për t’i dhënë oksigjen dhe u përpoqën t’i jepnin lëngje intravenoze.

“Ata nuk ia vunë sepse nuk mund të gjenin venat e saj të vogla. Më në fund, një infermiere ia doli”, ka rrëfyer Mary Jane Peralta për El Universal San Luis Potosí.

Camila u dërgua përfundimisht në një dhomë të mbyllur ku Mary nuk mund ta shihte, pohoi nëna e traumatizuar.

Më pas, vajza 3-vjeçare u konstatua e vdekur nga spitali.

“Ajo ende po më përqafonte, e morën dhe më thanë, ‘Duhet ta lini të pushojë në paqe’”, kujton Peralta.

Dhe në funeralin e Camila-s të nesërmen, Peralta vuri re kondensim në kapakun e qelqit të vajzës së saj.

Peralta sugjeroi që Camila ishte ende duke marrë frymë dhe nga të pranishmit i thanë se ajo kishte halucinacione nga pikëllimi.

Por gjyshja e Camila-s më pas e kuptoi që sytë e vajzës së re po lëviznin.

Vajza e “vdekur” thuhet se kishte rrahje zemre prej 97 rrahje në minutë.

Pas kësaj, Camila u dërgua me urgjencë në një spital ku u deklarua e vdekur për herë të dytë.

Rrahjet e zemrës së saj ranë në 35 rrahje në minutë në ambulancë, sipas nënës së saj.

Shkaku i parë i vdekjes u rendit si dehidratimi, ndërsa i dyti ishte edema cerebrale, ose ënjtja e trurit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat