Tentoi të parandalojë arrestimin e të dashurit të dyshohet për tentimvrasje, detektivi amerikan nokauton 19-vjeçaren

Amerika

Tentoi të parandalojë arrestimin e të dashurit të dyshohet për tentimvrasje, detektivi amerikan nokauton 19-vjeçaren

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 19:22
Pamje nga video

Ky është momenti kur një detektiv i policisë së New Yorkut godet me grusht në fytyrë një vajzë, e cila po tentonte të ndalonte arrestimin e të dashurit të saj që dyshohej për tentimvrasje.

Kendo Kinsey goditi 19-vjeçaren Tamani Crum, duke e nokautuar me vetëm një goditje, kur kolegët e Kinsey po tentonin të prangosnin 22-vjeçarin Elvin James në Harlem.

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq detektivët duke tentuar të arrestojnë të dyshuarin, kur edhe ndodh sulmi i partneres.

Ajo tentoi të ndalë arrestimin e partnerit që dyshohet për tentimvrasje, e në një moment polici humbi durimin dhe e nokautojë.

Sipas raportit të policisë së New Yorkut, i dyshuari në momentin kur po arrestohej kishte me vete revole, dhe po të mos kishte ndërhyrë detektivi që e goditi të dashurën e tij – i dyshuari ka mundur ta nxjerr revolen dhe kjo ngjarje të përfundojë me të vdekur apo të plagosur.

Madje ndaj kësaj vajze pritet të ngritet padi, për pengim të kryerjes së detyrës dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat