Atentati në zëvendës-presidenten, Argjentina pezullon aktivitetet e futbollit

Amerika

Atentati në zëvendës-presidenten, Argjentina pezullon aktivitetet e futbollit

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) njoftoi pezullimin e të gjitha aktiviteteve të futbollit të enjten mbrëma, pas një ngjarjeje të tmerrshme në Buenos Aires.

Organi shtetëror i futbollit njoftoi se të gjitha ngjarjet e programuara për të premten do të pezullohen pas një tentative për vrasjen e zëvendës-presidentes Cristina Fernandez de Kirchner, përcjell KosovaPress.

Sipas “BBC”, një person i armatosur iu afrua Kirchner-it teksa ajo po ndiqte përkrahësit në publik. Një brazilian u arrestua pasi u përpoq që të vriste Kirchner, por për fat të mirë arma u bllokua dhe Kirchner shpëtoi e padëmtuar për mrekulli.

Kirchner po largohej nga gjykata në atë kohë, ku ajo akuzohet për korrupsion, diçka që ajo është duke e mohuar.

Në deklaratën e tyre, AFA deklaroi si më poshtë:

“Shoqata e Futbollit të Argjentinës shpreh keqardhjen e saj më të fuqishme për ngjarjet me zëvendës-presidenten e vendit, Cristina Fernandez de Kirchner.

Ne i bëjmë një thirrje të gjithë shoqërisë, duke paralajmëruar se dhuna e çdo lloji nuk është kurrë rruga e duhur”.

Nuk është ende e qartë nëse ky pezullim do të zbatohet vetëm për një ditë apo mund të vazhdojë për një kohë më të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat