Oficerët vrasin 20-vjeçarin afrikano-amerikan teksa ishte në shtrat

Amerika

Oficerët vrasin 20-vjeçarin afrikano-amerikan teksa ishte në shtrat

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 08:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Familja e një të riu afrikano-amerikan që u vra nga policia në shtratin e tij do të shkojë në gjykatë, tha avokati i tyre, për një rast që ka shkaktuar zemërim në Ohajo.

Donovan Lewis , 20 vjeç , u vra në orët e para të së martës në Columbus, kryeqyteti i këtij shteti verilindor të SHBA.

Video nga një kamerë e trupit të mbajtur nga një prej oficerëve, i cili kishte një urdhër arresti , tregon një oficer të shoqëruar nga një qen duke hapur derën e një dhome dhe më pas, pothuajse menjëherë, qëllon në drejtim të Lius, i cili ishte shtrirë në një shtrat.

Një hetim është nisur për incidentin dhe Andrew Ginther, kryebashkiaku i Columbus, u zotua për ” transparencë të plotë ” për “vdekjen tragjike të Donovan Lewis”.

“Familja do të shkojë në gjykatë”, tha Rex Elliott, avokat i familjes së të riut, pa dhënë detaje.

“Në një xhirim pas tjetrit video zbulon të vërtetën: tre policë të bardhë të shoqëruar nga një qen agresiv (…) vranë gjakftohtë një të ri 20-vjeçar, të paarmatosur, i cili mbeti në shtratin e tij, duke ndjekur urdhrat e policia”, theksoi ai.

Shefi i policisë së Columbus, Elaine Bryant tha se oficeri qëlloi pasi Lewis dukej se kishte ngritur njërën nga duart duke mbajtur diçka. Pranë tij u gjet vetëm një cigare elektronike, shtoi ajo.

Tubimet janë planifikuar në Columbus këtë fundjavë për të treguar “mbështetje për familjen” dhe për të “filluar një bisedë rreth brutalitetit të policisë”, por gjithashtu “për të kërkuar drejtësi për Donovan Lewis”, tha Ramon Obey, CEO i organizatës.

Dje, studentët u mblodhën në terrenin e Universitetit të Ohajos duke brohoritur: “Thuaj emrin e tij: Donovan Lewis”, sipas postimeve në Twitter.

Pamjet mund t'i shikoni KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat