Lugina e Vdekjes regjistron temperaturë rekorde 53 gradë në shtator

Amerika

Lugina e Vdekjes regjistron temperaturë rekorde 53 gradë në shtator

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Në Parkun Kombëtar të Luginës së Vdekjes në Kaliforni, u vendos një rekord i ri i temperaturës botërore për shtator, teksa në Furnace Creek u matën 53 gradë të pabesueshme.

Pavarësisht se u vendos rekordi i temperaturës së shtatorit, meteorologët nuk presin që të tejkalohet rekordi absolut prej 56.6 gradë Celsius në Tokë, e cila u regjistrua po ashtu në Luginën e Vdekjes më 10 korrik 1913.

"Toka nxehet, ne kemi matur temperaturat prej 53 gradë. Më pas toka po rrezaton nxehtësi përsëri në ajër," tha zëdhënësja e Parkut Kombëtar të Luginës së Vdekjes, Abby Wines, sipas televizionit CBS.

Ngritja e fundit e temperaturave vjen më pak se një muaj pasi shiu munsonik shkaktoi përmbytje në Parkun Kombëtar të Luginës së Vdekjes, duke dëmtuar rëndë disa rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat