​Një i arrestuar për zhdukjen e mësueses në SHBA

Amerika

​Një i arrestuar për zhdukjen e mësueses në SHBA

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 18:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Cleotha Abston u akuzua dje nga autoritetet për pengmarrje të dhunshme, prishje të provave të krimit, pasi u kap në një fuoristradë të zezë që kërkohej në lidhje me zhdukjen e Eliza Fletcher.

Policia tha se 38-vjeçari dyshohet si i përfshirë në rrëmbimin e mësueses nga Tennessee, SHBA, mbesa e një milioneri materialesh ndërtimi, e cila u zhduk të premten teksa bënte vrapimin e saj të përditshëm.

34-vjeçarja nënë e dy fëmijëve ishte futur me forcë në një fuoristradë të zezë, ndërsa celulari i saj i thyer dhe shishja e ujit u gjetën të hedhura pranë vendngjarjes.

Policia e Memphis tha se vijojnë kërkimet për të gjetur Fletcher.

Familja e gruas ka ofruar një shpërblim prej $50,000 për informacione që do të çonin në kthimin e saj.

“Tani duhet vetëm të presim, të shpresojmë e të lutemi,” tha dje vjehrri i saj Richard Fletcher duke shtuar se bashkë me të birin Richard Fletcher III, kishin folur për zhdukjen e bashkëshortes së tij dhe sesa e vështirë të përballohet diçka e tillë kaq e papritur.

Mësuesja e Memphis Eliza Fletcher vjen nga një familje e pasur në Tennessee,që ka kompaninë e saj prej $3.2 miliardë të materialeve të ndërtimit.

Gjyshi i saj Joseph “Joe” Orgill III, drejtonte kompaninë Orgill Inc., e cila punëson më shumë se 5,500 njerëz.

Orgill, i cili vdiq në moshën 80 vjeçare në mars 2018, është një biznesmen i respektuar dhe filanthropist në Memphis, sipas nekrologjisë së tij në Commercial Appeal .

Fletcher, nënë e dy djemve, u martua me bashkëshortin Richard James Fletcher III, në një ceremoni luksoze në 2014 për të cilën thonin se ishte eventi më i madh i vitit, sipas Memphis Magazine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat