New York, mbajtja e maskës në transportin publik nuk është obligative

Amerika

New York, mbajtja e maskës në transportin publik nuk është obligative

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

Shteti i New Yorkut ka vendosur që më maskat të mos përdoren në transportin publik, ka thënë guvernatorja Kathy Hochul.

Ajo ka deklaruar se maskat gjithashtu nuk do të kërkohen më në aeroporte dhe automjete të përbashkëta.

Nga prilli i vitit 2020 në New York maskat janë obligative për t’u mbajtur, kjo pasi koronavirusi po përhapej me shpejtësi.

“Ne duhet të rivendosim normalitetin në jetën tonë”, tha Hochul.

Ajo shtoi se numri i të prekurve me COVID-19 atje ka rënë dhe se numri i të shtrive në spital është i vogël, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat