​Biden vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të terrorizmit edhe për një vit

Amerika

​Biden vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të terrorizmit edhe për një vit

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka zgjatur sot edhe për një vit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila u vendos më 14 shtator 2001, pas sulmeve terroriste në Nju Jork dhe Uashington më 11 shtator të atij viti.

“Po e zgjas edhe për një vit gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur më 14 shtator 2001, në lidhje me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001”, tha Biden, sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë.

Biden theksoi se kërcënimi terrorist që çoi në shpalljen e parë të gjendjes së jashtëzakonshme më 14 shtator 2001, pas sulmeve në Nju Jork dhe Uashington, është ende i pranishëm.

“Për këtë arsye, kam arritur në përfundimin se është e nevojshme të zgjatet vlefshmëria e gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare pas 14 shtatorit 2022, në funksion të kërcënimit terrorist”, tha Biden.

SHBA shënon nesër 21-vjetorin e sulmit të rrjetit terrorist Al Kaida në Nju Jork dhe Uashington. Atë ditë, terroristët islamikë rrëmbyen katër avionë pasagjerësh dhe kryen sulmet më të mëdha terroriste në historinë moderne.

Në total, sipas të dhënave zyrtare, kanë humbur jetën 2.977 persona, pa llogaritur 19 rrëmbyesit, shumica në Nju Jork.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat