​Tre fëmijë gjenden të vdekur në Nju Jork

Amerika

​Tre fëmijë gjenden të vdekur në Nju Jork

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Tre fëmijë u gjetën të vdekur sot pranë shëtitores së famshme të Coney Island në Brooklyn, Nju Jork, dhe policia beson se ata janë mbytur nga nëna e tyre.

Trupat e një djali shtatëvjeçar, një vajze katërvjeçare dhe një vajze tre muajsh u gjetën pas një kërkimi gati tre orësh që filloi kur një i afërm thirri policinë, i shqetësuar se gruaja kishte ndërmend të dëmtonte fëmijët e saj.

Nëna u gjet 90 minuta më vonë, këmbëzbathur dhe e lagur, tri kilometra larg vendit ku ajo jetonte.

Detektivët po përpiqeshin të merrnin në pyetje gruan në stacionin e policisë lokale.

"Ajo nuk ka thënë asgjë deri më tani," tha shefi i policisë së Nju Jorkut Kenneth Corey.

Kërkimet për fëmijët u intensifikuan pasi nëna u gjet e vetme. Policia dërgoi një helikopter dhe marinsat.

"Përpjekjet për të ringjallur fëmijët në një spital aty pranë dështuan," tha Corey.

Policia nuk ka identifikuar menjëherë fëmijët apo nënën 30-vjeçare. Nuk është marrë asnjë vendim se me çfarë akuzash penale mund të përballet. Trupat e fëmijëve u gjetën vetëm tre blloqe larg pallatit ku banonin.

Corey tha se oficerët kontrolluan plazhin dhe shëtitoren, rrugët e lagjes dhe një spital lokal për fëmijët përpara se nëna të gjendej në trotuar.

Nëna nuk ishte raportuar më parë tek autoritetet për abuzim ose neglizhencë ndaj fëmijëve të saj, transmetojnë mediat amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat