Piloti akrobatik digjet në shpërthimin e avionit gjatë garës ajrore në transmetim direkt në SHBA

Amerika

Piloti akrobatik digjet në shpërthimin e avionit gjatë garës ajrore në transmetim direkt në SHBA

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 16:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Një pilot ka humbur jetën kur avioni i tij u përplas me tokën e shpërtheu në një top zjarri gjatë një gare ajrore fatkeqe por të famshme në Nevada, SHBA.

Avioni i pilotit u përplas me tokën dhe shpërtheu në flakë në garën ajrore të Reno, Nevada, të dielën më 18 shtator.

Incidenti shkaktoi vetëm një viktimë dhe gara u ndalua kur spektatorët e tmerruar shikuan avionin e përplasur dhunshëm që shpërthente në flakë duke u përplasur disa herë më tokën.

Një prej komentuesve thoshte: “Oh mos, mos,” para se i dytë të ndërhynte: “Në ka ndodhur një katastrofë.”



Drejtuesi i garave ajrore Reno, Fred Telling, konfirmoi se kishte ndodhur një “aksident fatal” gjatë raundit të tretë të garës ‘Jet Gold Race’.

Kontrollorët e garës ngritën “flamurin e kuq” pas aksidentit të tmerrshëm dhe avionët e tjerë u ulën.

“Siç mund ta llogarisnin në këtë moment nuk ka shumë të dhëna specifike që mund të japim, përveç konfirmimit të aksidentit fatal në raundin e tretë të garës”, tha Telling në një konferencë shtypi.

Garat e përvitshme ajrore Reno Air Races organizohen me tipe të ndryshme avionësh çdo shtator. Në event mblidhen zakonisht më shumë se 150,000 pilotë e spektatorë nga e gjithë bota.

Pamjet mund t'i shikoni ketu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat