​Blinken: Rrjedhjet në tubacionet e gazit nuk ndikojnë në furnizim

Amerika

​Blinken: Rrjedhjet në tubacionet e gazit nuk ndikojnë në furnizim

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha sot se rrjedhjet e zbuluara në tubacionet e gazit Nord Stream nuk do të kenë një ndikim të rëndësishëm në furnizimin me energji të Evropës.

Ai në një konferencë shtypi së bashku me ministrin e Jashtëm të Indisë, tha se SHBA nuk i kishte konfirmuar raportet fillestare se rrjedhja mund të ishte rezultat i një sulmi ose sabotimi, por se nëse ishte sabotim, nuk ishte në interesin e askujt.

Dëmtimet në tri këmbët e tubacioneve Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 janë të paprecedentë dhe koha e riparimit është e pamundur të vlerësohet për momentin, njoftoi më herët sot Nord Stream AG, operatori i gazsjellësit Nord Stream 1.

“Dëmtimi që ka ndodhur në një ditë njëkohësisht në tri linja të sistemit të tubacioneve nënujore Nord Stream është i paprecedentë. Për momentin, nuk është e mundur të vlerësohet koha për riparimin e infrastrukturës së transportit të gazit”, tha kompania në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat