New York shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të krizës së emigrantëve

Amerika

New York shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të krizës së emigrantëve

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të fluksit të emigrantëve. Më shumë se 17,000 kanë mbërritur në qytet nga kufiri jugor që nga prilli, shkruan BBC.

Shtetet republikane si Teksasi, Arizona dhe Florida kanë dërguar emigrantë në zonat demokratike gjatë muajve të fundit, si pjesë e një marrëveshjeje me Shtëpinë e Bardhë pasi një numër i paprecedentë po njerëzish mbërrijnë në kufirin SHBA-Meksikë.

Që nga shtatori, mesatarisht pesë deri në gjashtë autobusë kanë mbërritur në qytet çdo ditë, tha Adams në një konferencë për shtyp të premten. Ai tha se një në pesë persona në sistemin e strehimoreve të qytetit është aktualisht azilkërkues.

Shumë nga ata që vijnë janë familje me fëmijë të moshës shkollore dhe kanë nevojë për kujdes mjekësor, tha ai.

Fluksi i emigrantëve pritet t’i kushtojë Nju Jorkut 1 miliard dollarë dhe kryebashkiaku po bën thirrje për fonde federale dhe shtetërore për të ndihmuar me kostot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat