Çmenduri në autostradë! Shoferja ecën me 130 km/h, 3 goma dhe diskun që bën xixa

Amerika

Çmenduri në autostradë! Shoferja ecën me 130 km/h, 3 goma dhe diskun që bën xixa

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 09:05
Shoferja e "Audi-t" po ecte me shpejtësi 120-130 km/h

Një shofere në Kaliforni, e cila dyshohet se ka qenë nën efektin e drogës, ka ecur për disa kilometra, me bagazhin e hapur dhe me 3 goma pasi njëra i kishte rënë dhe i kishte mbetur vetëm disku.

Shoferja e "Audi-t" po ecte me shpejtësi 120-130 km/h, ndërkohë që disku i makinës lëshonte xixa në asfalt dhe zvarritej.

Pavarësisht britmave të shoferit që regjistronte skenën e frikshme, zonja nuk u ndal derisa në një moment që vendosi të dalë nga autostrada u përplas me një makinë tjetër.

Kur shoferja u ndal dhe u mor në pyetje, tha se ajo që kishte bërë nuk ishte ndonjë gjë e madhe. Ajo u përpoq të justifikohej se ka kancer dhe se është pak e humbur, duke mos ditur saktësisht se çfarë po ndodhte.

Por në bagazhin e "Audi-t" të saj u zbulua një gomë tjetër duke shpjeguar se gruaja e vetëdijshme vendosi të ecte nëpër autostradë me diskun e gomës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat