Kurora e Statujës së Lirisë do të rihapet për herë të parë që nga mbyllja e COVID-19

Amerika

Kurora e Statujës së Lirisë do të rihapet për herë të parë që nga mbyllja e COVID-19

Nga: Beqir Sina Më: 11 tetor 2022 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

 Autoritetet njujorkeze që administrojn ishullin « Liberty Island » njoftuan sot prej sot e mart 11 Tetor se turistët do të kenë përsëri mundësi që vizitën e tyre ta përcjellin deri të ngjiten në majë të Statujës së Lirisë,  dhe të dalin në kurorën e saj të famshme.

Kurora e Statujës së Lirisë kështu që do të mirëpresë vizitorët  për herë të parë që kur pandemia COVID-19 mbylli pjesën më të madhe të qytetit të Nju Jorkut në 2020.

Rihapja e saj  u njoftua për vizitorët e shumtë nga mbarë bota në faqen e Instagramit të grupit të turizmit NYCgo në një postim që përmbante një set me fotot të monumentit ikonik të Nju Jorkut.

Aty thuhet se të gjithë ata që kërkojnë të vizitojnë statujën duhet të rezervojnë biletat herët, pasi vendet për kërkesa qysh nga e kaluara mbushen muaj më parë, këshilloi postimi zyrtar i kësaj qendre turistike e cila është nga më të të vizituarit në botë. 

Po ashtu për të sqaruar vizitorët kjo qender vuri në dukje se anija e udhëtarve lidhëse mes Manhattanit dhe ishullit Liberty është anija « Statue City Cruises » e cila simbas tyre është i vetmi shërbim që ofron qasje në  Liberty Islland dhe Ellis Island. 

Njëkohësisht njoftimi tregon një vemendeje paralajmëruese për të mos bërë rezervime ose marr anije të shërbimeve të tjera , të trageteve që pretendojnë të shkojnë atje.

Ishulli i vogël Liberty Island u rihap në korrik 2020, duke u lënë për vizitë vetëm sheshin me bazamentin e statujës për fotografi nga vizitorët dhe lejimin e vëzhgimit të piedestalit të statujës që u rihap gati një vit më vonë, pra më 2021 sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar.

Ishulli i Lirisë mirëpret çdo vit rreth 5 milion vizitorë, pra megjithëse kur shkon është një vizitë disa orë e lodhshme, parashikohet që bileta për Statujën e Lirisë të jenë shumë të kërkuara, ngase njërëzit nëpërmjet instagrimit dhe internetit ka më shumë se 1 muaj që kan bërë rezervimin e tyre. 

Statuja e Lirisë është ndër monumentet më të njohura në botë dhe është parë si simbol shprese për imigrantët që për më shumë se një shekull futeshin në Shtetet e Bashkuara përmes Nju Jorkut në kërkim të një jete më të mirë. Kjo statujë është një objekt me shumë interes për turistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat