Preku televizorin sa doli nga dushi, vdes 13-vjeçarja

Amerika

Preku televizorin sa doli nga dushi, vdes 13-vjeçarja

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 09:28
Iorrany Ravick Soares Rodrigues

Një vajzë 13-vjeçare ka vdekur pasi u godit nga rryma elektrike kur preku televizorin sapo doli nga dushi.

Iorrany Ravick Soares Rodrigues, 13 vjeç, pësoi tronditje ndërsa përpiqej të rregullonte televizorin në shtëpinë e saj në Timon, Brazil. Vajza e bëri këtë kur sapo doli nga dushi dhe ishte ende e lagur.

Ajo u deklarua e vdekur pas mbërritjes në spitalin Alarico Pacheco të dielën pasdite.

Shkak për vdekjen tragjike të saj thuhet se janë bërë instalimet elektrike të gabuara që kanalizonin energjinë elektrike përmes kornizës së televiziorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat