Gjashtë persona të vrarë në Kaliforni, kapet vrasësi

Amerika

Gjashtë persona të vrarë në Kaliforni, kapet vrasësi

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 10:00
Wesley Brownlee

Një person i dyshuar për vrasjen e gjashtë burrave dhe plagosjen e një gruaje në një seri të shtënash në Kaliforninë Veriore u arrestua para agimit të së shtunës. Ai po udhëtonte me makinë nëpër rrugët e Stockton, i armatosur me një pistoletë.

I arrestuari është Wesley Brownlee, 43 vjeç, nga Stockton, raporton CNN.

Sipas policisë, vrasjet e fundit dyshohet se kanë lidhje me vrasjet në qytet midis 8 korrikut dhe 27 shtatorit. Kur Brownlee u arrestua, kishte veshur rroba të errëta, mbante një maskë rreth qafës dhe kishte armë zjarri.

“Ne jemi të sigurt se kemi ndaluar një tjetër vrasje”, tha shefi i policisë, i cili mes tjerash tha se i dyshuari ka një histori kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat