Burri nga Miçigani mendoi se çmimi i lotarisë prej mbi 100 mijë eurove që ai kishte fituar ishte një shaka

Amerika

Burri nga Miçigani mendoi se çmimi i lotarisë prej mbi 100 mijë eurove që ai kishte fituar ishte një shaka

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 17:53
Ilustrim

Një burrë nga Miçigani tha se ai ishte i bindur se shokët e tij ishin duke bërë shaka me të kur ai e mori një e-mail ku thuhej se ai kishte fituar një shumë prej mbi 100 mijë euro.

Burri 59 vjeçar nga Ingham u tha zyrtarëve të Lotarisë së Miçigan se ai pranoi një e-mail ku shkruhej se ai kishte fituar çmimin e lotarisë prej mbi 100 mijë eurove në tërheqjen e dytë, por ai kishte dyshime sepse nuk i kujtohej se ishte futur në një short të tillë.

“Mora një e-mail ku shkruhej se unë fitova një shumë prej mbi 100 mijë eurove në një lotari me shansin e dytë”, deklaroi lojtari i lotarisë, raporton UPI.

“Mendova se ishte dërguar nga shokët e tij të kolegjit të cilët mund të ishin duke bërë një trik ndaj meje. Edhe pasi fola me dikë nga lotaria, isha skeptik në lidhje me gjithçka. Tani, i ulur këtu duke e mbajtur një çek, e di se gjithçka është e vërtetë”, shtoi ai.

Në fakt doli se lojtari në fjalë kishte përdorur aplikacionin e Lotarisë së Miçiganit për ta skanuar një tiketë jo fituese gërvisht dhe fito me vlerë prej mbi 300 milionë eurove, tiketë e cila e futi atë në shortin e 28 shtatorit.

“Kam qenë një lojtar lotarie për një kohë të gjatë dhe kam fituar disa çmime, por ju asnjëherë nuk mendoni se mund të jeni ai person që e fiton çmimin e madh”.

Ai tutje shtoi: “Kam ëndërruar gjithmonë se si mund të duket ky moment, por asnjëherë nuk e kam imagjinuar se kjo mund të bëhet realitet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat