Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, raportohet për viktima dhe të plagosur

Amerika

Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, raportohet për viktima dhe të plagosur

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 19:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën tre persona u vranë, duke përfshirë edhe sulmuesin e dyshuar dhe shtatë të tjerë u plagosën në një të shtëna të hënën në një shkollë të mesme në St. Louis, Missouri.

Një grua përfundoi në spital dhe një adoleshente u vra brenda shkollës, të dyja nga të shtënat me armë.

I dyshuari, një burrë i cili ende nuk është identifikuar, por besohet se është rreth të 20-ave, u qëllua brenda shkollës dhe u shpall i vdekur në spital.

David Williams, një mësues matematike në shkollë, dëgjoi të shtëna të shumta jashtë klasës së tij dhe një nga dritaret në derën e klasës ku ai po jepte mësim u thye nga një plumb. Më pas ai dëgjoi një burrë të thoshte, “ju të gjithë do të vdisni”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat