Clarence Thomas bllokon dëshminë e senatorit Graham në hetimin e shtetit Xhorxhia për zgjedhjet

Amerika

Clarence Thomas bllokon dëshminë e senatorit Graham në hetimin e shtetit Xhorxhia për zgjedhjet

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 22:12
Clarence Thomas

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Clarence Thomas, bllokoi përkohësisht të hënën dëshminë e Senatorit Lindsey Graham para një jurie të madhe të posaçme që po heton nëse Presidenti i atëhershëm Donald Trump dhe të tjerë u përpoqën në mënyrë të paligjshme të ndikonin në zgjedhjet e vitit 2020 në atë shtet.

Urdhëri i gjyqtarit Thomas synon të parandalojë, prokuroren e qarkut Fulton, Fani Willis, që ta detyrojë Senatorin Graham të dëshmojë, ndërsa Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën e senatorit për një ndalim më të gjatë të procesit.

Prokurorja Willis ka afat deri të enjten për t'i treguar Gjykatës së Lartë pse Senatori Graham duhet t'i përgjigjet pyetjeve të jurisë së madhe. Gjykatat më të ulëta kanë vendosur që dëshmia e tij mund të bëhet.

Gjyqtari Thomas veproi vetë, si anëtari i Gjykatës së Lartë që trajton apelet urgjente nga shteti Xhorxhia./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat