Biden mori vaksinën e avancuar kundër COVID-19

Amerika

Biden mori vaksinën e avancuar kundër COVID-19

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 16:02
Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden mori sot një vaksinë të përmirësuar kundër COVID-19 në mënyrë që të inkurajojë sa më shumë qytetarë në SHBA që të mbrohen nga virusi.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre tha dje se rreth 12 milionë amerikanë morën variantin e ri të vaksinës këtë javë, që është një rritje prej gati 60 për qind krahasuar me javën e parë të vaksinimit.

“Ndërsa moti bëhet më i ftohtë, ne duhet të marrim më shumë masa për të qëndruar të mbrojtur”, tha Shtëpia e Bardhë, duke vënë në dukje se COVID-19, gripi dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes përhapen më shpejt në dimër kur njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda.

Vetëm 20 milionë njerëz në SHBA kanë marrë vaksinën e përmirësuar kundër COVID-19, njoftoi më herët Shtëpia e Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat