​Ka ndërruar jetë ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter

Amerika

​Ka ndërruar jetë ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 17:25
Ashton Carter

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, i cili shërbeu gjatë administratës së presidentit amerikan Barack Obama, ka vdekur në moshën 68-vjeçare.

Carter, i cili ishte në atë pozicion për dy vjetët e fundit të mandatit të Obamës, ishte, ndër të tjera, përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e veprimeve ushtarake kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Që nga largimi nga shërbimi publik, Carter ka drejtuar Qendrën Belfer për Shkencën dhe Çështjet Ndërkombëtare në Harvard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat