​Brazil: Bolsonaro kryeson në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Amerika

​Brazil: Bolsonaro kryeson në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 23:03
Jair Bolsonaro

Presidenti aktual i Brazilit, Jair Bolsonaro, është në epërsi ndaj ish-presidentit Luis Ignacio Lula da Silva në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të sotme.

Siç njoftoi Gjykata e Lartë Zgjedhore në faqen e saj të internetit, bazuar në 10.1 për qind të votave të numëruara elektronike, Bolsonaro ka 52.1 për qind të votave, ndërsa Da Saliva ka fituar 48 për qind.

Partia e Punëtorëve të Da Silva ka mbështetje më të fortë në rajonet që janë më të ngadalta në raportimin e rezultateve.

Shumica e sondazheve të opinionit parazgjedhor treguan se Da Silva ishte përpara, megjithëse analistët politikë pranojnë se gara është bërë gjithnjë e më e pasigurt javët e fundit.

Bolsonaro ka premtuar të sigurojë ruajtjen e vlerave konservatore të krishtera, ndërsa Da Silva mbron një kthim në kohë më të begata.

Zgjedhjet shërbejnë si një referendum mbi dy vizione krejtësisht të ndryshme – dhe ashpërsisht të kundërta – të së ardhmes së Brazilit.

Bolsonaro është zotuar të konsolidojë një kthesë të mprehtë djathtas në politikën braziliane pas një presidence që ka parë një nga shpërthimet më vdekjeprurëse në botë të pandemisë COVID-19 dhe shpyllëzimin e përhapur në pellgun e Amazonës.

Da Silva premton përgjegjësi më të madhe sociale dhe mjedisore, duke përmendur prosperitetin në rritje të presidencës së tij 2003-2010, përpara se skandalet e korrupsionit të njollosnin Partinë e tij të Punëtorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat